Divorci i saj me Albi Nakon dhe raporti që kanë ruajtur ishte një ndër temat më të diskutuara të vitit që lamë pas.
Madje, pas zhurmës së madhe për deklaratën që e konsideron Albin si vëlla, Pepa rrëmbeu vëmendjen edhe me imazhet që postonte ku shihej më e zhveshur ose nën shoqërinë e markave luksoze.
Mesa duket, ballerina që tashmë punon në Itali do të jetë sërish protagoniste e shtypit nga një fotografi që ka postuar.
Klaudia e cila shihet mjaft e afërt me një balerin ku ka shtuar edhe figurën e zemrës, lind një dyshim se ka nisur një lidhje të re.
Kjo aktualisht mbetet në kuadër të spekulimeve, pasiqë balerini në fjalë ka dhe shumë imazhe të tjera në llogarinë e tij ku shihet po kaq i afërt me femra.
Një shoqëri e mirë apo diçka më shumë, pritet të zbulohet në vazhdim nga Klaudia./Prive.