Kjo është shuma marramendëse e biletave që po shiten për koncertin e Taylor Swift

By

Fansat që duan të shikojnë Taylor Swift duke performuar nga dyshemeja në turneun e Eras do të duhet të paguajnë një shumë goxha të lartë.

Biletat e koncertit të këngëtares 32-vjeçare po shiten për më shumë se 20 mijë dollarë në faqen e rishitjes së biletave StubHub.

Këto çmime të mëdha erdhën pasi kompania e shitjes së biletave Ticketmaster anuloi shitjet publike për turneun dhe problemeve me biletat fillestare.

Sipas TMZ, fansat që duan t’i afrohen sa më shumë këngëtares së Blank Space duhet të paguajnë mijëra dollarë për ta bërë këtë.

Për ata që duan ta shohin të performojë në stadiumin SoFi të Los Anxhelosit do të duhet të paguajnë 4,459 dollarë.

Dhe ata që thjesht duan të jenë në të njëjtën ndërtesë ku ajo do të performojë do të paguajn rreth 400 dollarë.

Shitja e përgjithshme publike u anulua për shkak të kërkesave jashtëzakonisht të larta për sistemet e biletave dhe inventarit të pamjaftueshëm të biletave të mbetura për të përmbushur këtë kërkesë.

Artikuj të ngjashëm