Mbrëmja përrallore, befasia e Sinanit për Andrrën

By

Bukuroshja Andrra Destani festoi dje ditëlindjen.

Në shikim të parë, u duk një festë e thjeshtë dhe pa praninë e Sinanit i cili i zënë me koncerte, u mendua që nuk do jetë i pranishëm në këtë ditë të veçantë.

Por si mund të mungosh në ditëlindjen e personit të zemrës?!

Këtë duket që e ka pasur parasysh edhe këngëtari i njohur i cili ka ruajtur befasinë mahnitëse për bashkëshorten në orët e mbrëmjes.

Andrra është surprizuar me një trajtim si mbretëreshë në një suitë hoteli në Tiranë ku gjithçka ishte menduar deri në detaje.

Nga shtrati i dekoruar me petale trëndafili, deri tek xhakuzi privat nën shoqërinë e nga një gote të shampanjës, çifti duket të kenë kaluar një mbrëmje përrallore.

Duke iu ‘falemnderuar’ postimeve të shumta në numër, pjesë e festës virtualisht ka mundur të jetë secili fans përmes fotografive të mëposhtme që janë shkrepur e shpërndarë në rrjete sociale nga Andrra. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm