Ishin kryetemë e diskutimeve falë garimit në dy ekipe të ndryshme në Euro 2016. Vëllezërit Taulant e Granit Xhaka personifikojnë krenari për suksesin që kanë arrirë në Zvicërr.
Megjithëse të lindur larg atdheut, lidhjet me Kosovën dyshja nuk i kanë shkëputur asnjëherë.
Djemtë vazhdimisht vijnë tek vendi i origjinës në pushime por në rrjedha janë edhe në fusha tjera, përfshirë muzikën.
Preferencat për këtë të fundit, Granit Xhaka i ka zbuluar në rrjetin social Snapchat ku ka treguar se po i pëlqen shumë kënga ‘Hip hop’ e Kreshës, Lyrical Son dhe Ledrit.
Futbollisti i njohur me djemtë ka gjithashtu një miqësi dhe shpesh shihen në Europë dhe jo vetëm së bashku. /Prive.al/