Aktorja shqiptare me dedikim prekës për nënën e ndjerë (FOTO)

By

Aktorja e njohur shqiptare ka bërë një postim prekës për nënën e ndjerë.

Fiona Gllavica hyri sot në Instagram, në ditën e Kurban Bajramit, jo për të uruar por për t’i shkruar disa fjalë për nënën që e humbi vite më parë.

Artistja e uroi të ndjerën duke kujtuar ditët e bukura që kaluan bashkë dhe pati një mesazh për të gjithë ata që akoma e kanë gjallë nënën.

Lexojeni më poshtë postimin e plotë./Prive.al

View this post on Instagram

Nanës për ditëlindje Shumë ditë të shënume kanë kalu prej ditës së ikjes së nanës, të shumëta janë gëzimet dhe mbledhitë ku mungon prezenca e saj. Por në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera, pa lot dhe pa zemërim që s’të kam në përqafim. Sot, dua me e kujtu buzëqeshjen tënde, ngrohtësinë e shpirtit tënd, përqafimet, aromat e këndshme të ushqimeve që i përgatisje me kaq pasion, shakatë dhe këshillat e tua të panumërta. Ishe kaq e madhe dhe humane, kaq e dashur dhe e afërt sa me ty ndaja edhe tituj shoqërie. Më mungon çdo ditë, kurrë s’kam për ta dijtë cilën herë më shumë, por gjithmonë, gjithmonë kujtimi për ty është kaq i freskët dhe kaq i dashur. Po, më mungon shumë! Do të doja veç një mesazh të përcjellë, të gjithë ju që po më lexoni ndër rreshta, shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të jetë përshëndetja e fundit. Gëzuar ditëlindja nanë, faleminderit për jetën! Të dua shumë❣️

A post shared by Fiona Gllavica (@fionagllavica) on

Artikuj të ngjashëm