Publikohet kënga e re e Dafinës!

By

Pak kohë më parë e zbuloi në pak sekonda si projekt teksa grimohej tek grimerja e njohur Sellma.

Por, Dafina Zeqiri tashmë në një formë e ka publikuar këngën e re solo ‘Edhe njo’ që pason suksesin e madh të bashkëpunimit me Kaos ‘NA’.

Krijimi i ri muzikor fillimisht është lëshuar me pagesë në iTunes (me çmim prej 99 centësh) dhe në platformën Spotify e cila është pak e përdorur në mesin e artistëve tonë, përjashtuar Era Istrefin që tashmë njihet ndërkombëtarisht.

Qasja në Spotify për Kosovë, vend ku Dafina ka shumicën dërrmuese të fansave është e pamundur.

Për këtë arsye, nga MoneyZ është bërë e ditur se shumë shpejt, ‘Edhe njo’ do publikohet në Youtube por nuk dihet nëse me apo pa klip.

Ndryshe, kjo është hera e parë që Dafina publikon premiera në këtë formë, në tentimin e qartë për sukses ndërkombëtar në të cilin cak po punon tash e një kohë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm