Nëse keni Instagram, ose sinqerisht çfarëdo lidhje interneti nëpër rrjete sociale, blog …. të ndryshme, gjasat janë të mëdha që e keni parë trendin e ri të çantave.
Çantat e punuara nga kashta dhe të thurura janë nëpër duart e blogereve të famshme apo në fotot e pushimeve të yjeve botërore.
Të dizajnuara për t’ju ngjasuar kafazeve dhe me një punim mjaft delikat, do t’ju sherbejë më shumë si një deklaratë e modës sesa diçka që do t’i mbajë gjërat tuaja.
Është një pajisje e bukur që do t’ju kujtojë se jo gjithçka duhet të jetë 100 për qind praktike dhe se gjërat mund të jenë edhe argëtuese.
E tani që po afrohen ditët e ngrohta mund ta përdorni.