E vërteta e mungesës së Tunës në koncertin e 2 Prillit!

By

Ishte e dielë kur portali Prive.al, raportoi se çiftin e dikurshëm Tuna dhe Cozman nuk i bashkojnë më as koncertet.

I gjithë ky konstatim ishte bazuar në fakte të mirëqena e vizive, posterë ku shihej Tuna në qendër e shoqëruar nga emrat e tjerë të skenës.

Por, ishte vetë Tuna që reagoi duke demantuar lajmet. Për të shtuar dramacitet në reagimin e saj, këngëtarja e hitit të dikurshëm ‘Fenix’ nuk përtoi të akuzoj portalet për teori konspirative të gjoja raportimeve të mediave të caktuara për denigrim imazhi të ‘karrierës së ndërtuar me vite’.

Portali Prive.al, për të qenë korrekt, përcolli komentin e këngëtares por sërish, duke qëndruar pas raportimit të parë, vendosëm të ngrisim disa pikëpyetje.

Pse Tuna nuk e demantoi koncertin para se ai të ndodh, por shfrytëzoi momentin për të qenë për pak sekonda në vëmendje me reagimin e saj akuzues ndaj mediave ?!

Si është e mundur që ish i dashuri i saj dhe njëkohësisht partneri kolegial (deri para pak kohësh) nën petkun Fenix të shfaqet në një koncert të organizatorëve “manipulativ” që “keqpërdorin emrin e Tunës” ?!

Se kjo logjikë e prononcimit të këngëtares nuk kishte sens vërehej qartë nga aeroplani por prova të tjera e kanë vulosur këtë dyshim.

Në adresë të Prive.al ka ardhur një reagim i një prej organizatorëve të mbrëmjes muzikore që me gjuhë të ashpër ka demaskuar pretendimet e këngëtares.

I indinjuar se klubi i tij që s’ka pasur asnjë problem të vetëm me artistë të tjerë deri më tani, ai ka zbuluar biseda me menaxhmentin e këngëtares që qartazi tregojnë se këngëtarja kishte planifikuar prezencën me 2 Prill.

Në disa prej kërkesave të çuditshme të datës 20 Mars, mes tjerash kërkohet që Tuna në poster të jetë më e madhe teksa Cozman diku anash, sa për t’i plotësuar egot artistes.

Madje, mos prezenca e Tunës nën pretekstin se është e sëmurë dhe hedhja e vallës më pas në rrjete sociale, e ka nervozuar shumë organizatorin e koncertit që anulimin e pjesëmarrjes e dinte për shkaqe shëndetësore.

Fotot e mëposhtme tregojnë disa pjesë të bisedës teksa Prive.al për çështje etike ka mbuluar emrin e menaxhmentit të Tunës dhe modalitete tjera të ardhura në redaksi nga Zvicrra.

Një gjë dihet, dielli, në asnjë mënyrë të vetme nuk mbulohet me shoshë. /PRIVE.AL

3ba8ae9

3ba8ae9

3ba8ae9

Artikuj të ngjashëm