Kjo është arsyeja pse Princi Harry dhe Dukesha Meghan nuk prezantuan kumbarët e djalit të tyre

By

Me 6 maj të këtij viti çifti mbretëror u bekuan me ardhjen në jetë të fëmijës të parë, vogëlushit Archie.

Siç e do tradita, bebja Archie duhet të pagëzohet, e gjë të cilën princi dhe dukesha e kanë planifikuar tashmë.

Mirëpo, Dukesha Meghan Markle dhe Princi Harry nuk do të zbulojnë kumbarët e djalit të tyre, Archie Harrison.

Buckingham Palace lëshoi një deklaratë zyrtare rreth pagëzimit të djalit të tyre dy mujor, që do të ndodhë të shtunën më 6 korrik.

“Archie Harrison Mountbatten-Windsor do të pagëzohet në një ceremoni të vogël private nga Kryepeshkopi i kizhëzës private të Canterbury në Kështjellën Windsor të shtunën më 6 korrik,” thuhet në deklaratë. “Duka dhe dukesha e Sussex do të ndajnë disa imazhe të shkrepura gjatë ditës nga fotografja Chris Allerton.”

“Kumbarët, në përputhje me dëshirat e tyre, do të mbeten privatë,” përfundoi deklarata.

Meghan Markle & Prince Harry Won't Reveal Baby Archie's Godparents

Burimi: Justjared.com

 

 

Artikuj të ngjashëm