Kim Kardashian zgjedh fjalët më të bukura për ditëlindjen e nënës (FOTO)

By

Sot feston ditëlindjen Kris Jenner.

Në këtë ditë të rëndësishme për të, ajo mori urimin më të veçantë nga vajza e madhe – Kim Kardashian.

Kjo e fundit hyri në Instagram për të postuar një fotografi me nënën dhe për t’i treguar se sa e rëndësishme është ajo për të.

“Gëzuar ditëlindjen nënë. Sot është dita jote. Ti je nëna më e mirë në të gjithë botën. Nuk e di se si ja del. Seriozisht, dashuria dhe respekti im për ty rritet çdo ditë, duke parë se si ke arritur të kujdesësh për 6 fëmijë. Ti na ke dhënë të gjitha për të qenë më të mirët dhe na kë mësuar që mirësia sundon botën. Mezi pres të festojmë. Të dua shumë”, shkroi Kim.

Më poshtë postimi i saj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm