Aktori i njohur falenderon oficerin e policisë i cili e arrestoi atë në vitin 2017

By

Shia LaBeouf doli të ishte një fitues i madh në Hollywood Film Awards të dielën në mbrëmje, por gjatë fjalimit të tij kur doli në skenë të pranojë çmimin, ai foli për një kohë kur jeta e tij nuk ishte aq magjepsëse.

Image result for shia lebouf hollywood arwarsd 2019

Ndërsa pranoi çmimin e skenaristit më të mire të ri për filmin e tij autobiografik Honey Boy, LaBeouf i dha një falenderim oficerit të policisë që e arrestoi atë në 2017 për dehje publike, sjellje të çrregullt dhe pengim.

“Dua të falënderoj oficerin e policisë që më arrestoi në Gjeorgji sepse ma ndryshoi jetën time,” tha ai. Pasi falënderoi policin, ai vazhdoi të shpreh lavdërimet e terapistit dhe sponsorit të tij “për shpëtimin e jetës time” përpara se të falënderonte prindërit e tij “për mua që më dhanë jetën”.

Ju rikujtojmë se në 2017, ish-ylli i Disney u refuzua një cigare nga një kalimtar në Savannah. Kjo çoi që ai të bëhej “i acaruar, duke përdorur gjuhë vulgare para grave dhe fëmijëve të pranishëm”, tha policia në një prononcim për E! News në atë kohë. Pastaj ai u arrestua nga policia dhe kaloi një kohë të konsiderueshme në burg.

LaBeouf, tani i rikuperuar, ka thënë që arrestimi i tij ishte kulmi i luftës së tij me alkoolin, duke e quajtur incidentin, i cili u kap në kamera, si “tmerrues” në një intervistë për Esquire.

 

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm