Kim Kardashian po apelon për jetën e këtij burri

By

Kim Kardashian i ka kërkuar guvernatorit të Oklahomas, Kevin Stitt, t’i kursejë jetën të dënuarit me vdekje Julius Jones, i cili do të ekzekutohet pas tre ditësh, pasi guvernatori refuzoi të takohej me nënën e tij.

Jones, 41 vjeç, është planifikuar të ekzekutohet të enjten për vrasjen e biznesmenit Edmond Paul Howell në vitin 1999 gjatë një grabitjeje makinash, shkruan Daily Mail.

Jones pohon se ai është i pafajshëm dhe pretendon se ai u inkuadrua nga vrasësi aktual, Christopher Jordan, një shok i shkollës së mesme dhe i bashkëpandehur që dëshmoi kundër Jones dhe u lirua nga burgu pas 15 vjetësh.

Kardashian, e cila ka qenë një avokate e hapur e reformës së drejtësisë penale në vitet e fundit, tha se të gjithë janë duke pritur me ankth për një vendim nga guvernatori Stitt.

Bordi i Faljes dhe Lirimit me Kusht i shtetit votoi 3-1 për të rekomanduar që Stitt t’i jepte mëshirë Jones dhe ta ndryshonte dënimin e tij me burgim të përjetshëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm