Të gjithë sytë në Johnny Depp dhe gruan që po e shoqëron atë në Itali

By

Aktori i ‘Pirates of the Caribbean’ ishte në Itali për të performuar në Umbria Jazz Festival së bashku me shokun e tij rocker Jeff Beck, me të cilin po performon për më shumë se një muaj, kur u pa me një shoqëruese femër teksa po dilte nga një furgon.

DailyMail raportoi se aktori, i cili gjithashtu promovoi albumin e tij të titulluar ’18’, bëri prova për performancën përpara se të kthehej në hotelin Brufani në Perugia, ku do të qëndronte edhe zonja misterioze.

Gruaja e parë me Depp së fundmi po ka marrë vëmendje në internet me shumë njerëz që përpiqen të identifikojnë atë. Megjithatë, një përdorues shkroi, “asnjë mister për Johnny”. Ndërsa një tjetër i vuri në dukje Heard duke thënë, “mirë për ty Johnny.” Nga ana tjetër, shumë ishin në pikëpyetje nëse ai është vërtet me dikë. Një individ tha, “Ajo më duket si një organizatore koncertesh”. /Prive.al



Artikuj të ngjashëm