Kendall Jenner pati guximin për t’i thënë Jimmy Fallon se ajo nuk ishte fansja më e madhe e emrit të Psalm West kur u shfaq në Tonight Show në fillim të këtij muaji – “Kim përfundoi duke vendosur për një emër që unë as nuk e pëlqeva , nuk më interesonte aq shumë.” – i tha ajo Fallon.
Kim Kardashian e pa atë intervistë, dhe ajo e bëri të ditur në intervistën me Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest , atë që mendoi për motrën e saj modele. Ajo tha se motra ime përqeshi emrin e të birit.
“Kështu që unë pashë këtë intervistë që Kendall bëri në Fallon dhe unë thashë, ‘Më falni! Para së gjithash, ma thuaj mua; mos thuaj atë në TV “.
Kardashian atëherë mblodhi veten, la të kuptohet kjo ishte një shaka, dhe shpjegoi se çfarë ndodhi në të vërtetë. “Jo, ishte si një periudhë paqartësie kur duhet të emërosh fëmijën tënd, përpara se të shkosh në zyrat e qeverisë dhe të bësh dokumentet. Dhjetë ditë, ke 10 ditë para se të duhet të emërosh fëmijën tënd ose ata quhen John Doe ”.
“Pra, kishim një orë,” vazhdoi ajo. “Në mëngjes, unë u zgjova dhe Kanye ishte i zënë duke punuar, por unë e dija listën tonë të emrave/ Kështu që unë thirra çdo motër, dhe Kendall ishte në dispozicion, kështu që unë i thashë: ‘Eja tani, ti nuk do të largohesh shtëpia ime derisa të vendosim për emrin.’
Si përfundim familja kishin vendosur për emrin Psalm, edhe pse atë kohë Kendall mund të ishte ndjerë së ky emër nuk i pëlqente dhe aq.