Kevin Durant është ndër katër anëtarët e Brooklyn Nets që kanë rezultuar pozitivisht për koronavirusin.
Vetëm një lojtar ka treguar simptoma ndërsa tre të tjerët janë asimptomatikë. Të katër lojtarët aktualisht janë të izoluar dhe nën kujdesin e mjekëve të ekipit, sipas një deklarate të ekipit.
Është e paqartë nëse Durant po tregon simptoma. Identiteti i tre lojtarëve të tjerë nuk u zbulua.
“Organizata aktualisht po njofton këdo që ka njohur kontakt me lojtarët, përfshirë kundërshtarët e fundit, dhe po punon ngushtë me autoritetet shëndetësore shtetërore dhe vendore për raportimin”, tha Nets në një deklaratë.
Burimi: CNN