Xeni konfirmon karantinimin pas rrezikut për infektim me COVID-19

By

Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni, para disa dite ishte në një ditëlindje në Gjilan, ku këndoi këngëtari Muhamet Sejdiu i cili tashmë ka dal pozitiv me koronavirus.

Xeni ka konfirmuar për Magazina.al, se ka disa ditë që është vetizoluar dhe po qëndron në shtëpi.

“Po unë jam izoluar pasi kam qenë në atë ditëlindje, nuk kam ndonjë shqëtësim shëndetësor kam bërë kontrolla tek mjeku dhe jam mirë, më kanë kontaktuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Po qëndroijë brenda me familjen time”, ka thënë këngëtari.

Prive.al në mëngjes raportoi për rrezikun potencial të bartjes së virusit shkaku i mbrëmjeve muzikore të përbashkëta me kolegun Muhamet Sejdiu, tashmë i konfirmuar si pozitiv me COVID-19 së bashku me gruan e tij. /Prive.al

A rrezikon Xeni? Dalin fotot pa distancën e nevojshme me kolegun pozitiv me COVID-19

Artikuj të ngjashëm