Proteina pudër mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike.
Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit.
Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj.
Shumë të rritur nuk konsumojnë mjaftueshëm proteinë si pasojë e apetitit më të vogël, por bëni kujdes sepse proteina pudër ka shumë rreziqe për shëndetin tuaj, shkruan Keshilla.net
Proteina pudër është e krijuar nga disa përbërës: bizelet, soja, orizi, patatet, vezët, qumështi etj. Mirëpo kjo pudër përmban edhe përbërës të tjerë të shtuar, si sheqeri, shija artificiale, vitamina dhe minerale.
Sasia e proteinës që konsumohet dallon varësisht nga luga që përdorni (nga 10 deri në 30 gram)
Rreziqet që vinë nga proteina pudër janë:
Proteina pudër është suplement dietal, agjencia e kontrollit të barërave dhe ushqimit ia lë përsipër prodhuesit që të vlerësoj sigurinë e produktit, prandaj është e pamundur që të dihet saktë se sa e sigurt është.
Nuk dihet se çfarë efekte afatgjata ka. Përdorimi në sasi i proteinës pudër mund të sjellë probleme më vonë, për të cilat nuk ka akoma mjaftueshëm testime.
Mund të shkaktoj probleme me tretjen dhe përpunimin e ushqimit. Rreziku më i madh vjen për personat që janë laktozë intolerant.
Mund të përmbaj sheqer dhe kalori. Disa nga proteinat pudër përmbajnë deri në 23 gram sheqer në vetëm një lugë.
Për shkak të kutisë prej plastike, pudra mund të kontaminohet dhe ndërkohë që konsumoni proteina, ju do të konsumoni gjithashtu mikrogrimca plastike.