Mes emocioneve miks, Beniada flet për ndarjen nga partneri

By

Ndonëse në fillim u përpoq shumë ta mbante të fshehur identitetin e të dashurit të saj, të gjithë e morëm vesh që Beniada pas “BBV” nisi një lidhje dashurie me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit.

View this post on Instagram

A post shared by Beniada Jakic (@iambeniada)

Nuk vonoi shumë dhe me të njëjtën shpejtësi u bë me dije se dyshja ishin ndarë.

Së fundmi në një intervistë në “Wake Up”, Beniada ka thyer për herë të parë heshtjen në lidhje me ndarjen e saj.

“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndsi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur.”, u shpreh ajo.

Ndonëse nuk eci siç pritej, Beniada duket se respektin e ka ende për ish-partnerin e saj duke dhënë një shembull goxha të rrallë për realitetin tonë. /Prive.al

Beniada dhe Blerti Hajdari i japin fund lidhjes - Konica.al

Artikuj të ngjashëm