Një vit pas ndarjes nga jeta të artistit të njohur Dr. Florit të afërm të tij kanë zgjedhur llogaritë sociale për ta kujtuar mikun e tyre.
Por mesazhin prekës e ka shkruar bashkëshortja e Florian Kondit, Blerina.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë që ka shkruar ajo.
“Sot u bë një vit i plot pa ty, pa gjënë më të çmuar të jetës sime, kam mbetur ende tek 17 nëntori i një viti më parë ku nuk mund të besoja se tashmë do të më duhej të ecja e vetme në udhëtimin që nisëm bashkë.
Flori na ka marrë malli të gjithëve për ty. Kaltrina përpiqet të jetë e përmbajtur se ka hallin tim , përpiqet të fshehë gjthçka që ndodh brenda saj, por ka ditë që shpërthen në lot dhe unë e lë të qajë dhe i bashkohem fshehurazi lotëve të saj.
Ishte shumë e vogël për të pasur një mungese kaq të madhe Flori.
Por ndihet krenare kur flitet për ty .
Danieli të përqafon. Po ,po , merr fotografinë tënde dhe i flet asaj .Po përpiqem ta deshifroj dhe me duket sikur të pyet …pse…pse…pse…
Pse s’mund të luajmë bashkë , pse nuk ece dhe pak kohë mbi tokë dhe unë do të isha një arsye më shumë për të vazhduar udhëtimin bashkë me mamin.. Flori ,
Ti thjesht mungon fizikisht sepse une sërish flas me ty thuajse gjithë ditën, dhe kur flenë fëmijët jam sërisht me ty sepse ti je ëndrra ime e çdo nate , pastaj zgjohem me ty dhe keshtu përsëritet çdo ditë. Ndryshimi i vetem eshte se femijet po rriten dhe bashke me to mungesa jote.
Flori ju mungon të gjithëve, mamit , babit , Albanit, Ides të gjithëve.
Të duam shumë shumë
Blerina,Kaltrina, Danieli”