Publikohet certifikata e vdekjes së Matthew Perry

By

Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit publikoi certifikatën zyrtare të vdekjes së aktorit të Friends, Matthew Perry pasi ai u gjet i vdekur në vaskën e tij më 28 tetor.

Sipas certifikatës së vdekjes, ai u varros në Forest Lawn Memorial Park në Los Anxhelos.

Aty thuhet po ashtu se Perry u varros në një funeral privat më 3 nëntor, me miqtë e tij të cilët u mblodhën për të nderuar pesë herë të nominuarin për Emmy.

Certifikata vë në dukje se shkaku i vdekjes së tij është ende “i paqartë”, pasi autoritetet thanë muajin e kaluar se rezultatet e fillestare të autopsisë ishin jopërfundimtare në pritje të një raporti toksikologjik.

Dokumentet gjithashtu tregojnë se data e vdekjes së Perryt është 28 tetor në orën 16:17 në rezidencën e tij në Palisades Paqësor jashtë Los Anxhelosit, raporton E news, transmeton Klankosova.tv.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se gjetën një “mashkull të rritur pa ndjenja në një vaskë” pasi iu përgjigjën një thirrjeje urgjente në atë kohë.

Artikuj të ngjashëm