Më poshtë mund t’i shihni disa nga të famshmit që kanë dështuar në shkollë.
Disa nga ata, e braktisën shkollën për karrierë, transmeton Klan Kosova.
Gisele Bundchen
Modelja e la shkollën në moshën 14 vjeçare pasi u pa në një qendër tregtare në Brazil dhe kaloi disa vite duke ndërtuar karrierën si modele. Në vitin 2018, Forbes e emëroi atë si modelen e pestë më të paguar në botë.
Mark Wahlberg
Aktori 49 vjeçar la shkollën në klasën e nëntë, dhe pasi luftoi me varësinë nga droga ai kurrë nuk mori diplomën e tij deri në vitin 2013 kur përfundoi një program në internet.
Lady Gaga
Këngëtarja e ka përshkruar veten si “shumë e përkushtuar, shumë studiuese dhe shumë e disiplinuar” gjatë shkollës së mesme, por edhe “pak e pasigurt”. Ajo u tall për të qenë “shumë e çuditshme” dhe përfundimisht u tërhoq nga shkolla në vitin 2005 për t’u përqendruar në karrierën e saj muzikore. Tani ajo është një nga artistet femra më të mëdha në botë!
Keanu Revees
Aktori braktisi shkollën sepse ndjeu se nuk u përshtat kurrë. “Kam pasur konflikte dhe ballafaqime me stafin. Drejtori dhe unë nuk jemi parë sy më sy”, tha ai dikur.
Al Pacino
Aktori thuhet se u përpoq në gjithçka përveç anglishtes ndërsa ndiqte Shkollën e Mesme të Arteve Skenike në Neë York. Në një moment ai vetëm e kuptoi se gjithçka që donte të bënte ishte aktrimi dhe kjo ishte pikërisht ajo që bëri!
Rihanna
Këngëtarja u largua nga shkolla kur ishte 16 vjeçe pasi nënshkroi një marrëveshje rreth muzikës. Me sa duket ishte vendimi më i mirë që mund të kishte marrë, që nga ajo kohë ajo ka publikuar hite të shumta dhe së fundmi ajo lansoi linjën e saj të modës dhe bukurisë, Fenty.
Jennifer Lawrence
Aktorja ka thënë se ajo është një person “i vetë-arsimuar”, ajo braktisi shkollën e mesme në moshën 14 vjeçe dhe kurrë nuk e përfundoi arsimin e saj zyrtar.
Leonardo DiCaprio
Duket se gjithçka që donte të bënte Leonardo DiCaprio ishte aktrimi! Ai vendosi të marrë pjesë në një qendër lokale dramatike në vend që të mbaronte shkollën.