Një ofertë 100 mijë euroshe vjen për Noizyn dhe Cllevion

By

Siç edhe është bërë e ditur, “Kosova Fighting Series” sjell me 1 gusht në Prishtinë tetë luftëra MMA dhe një performancë ekskluzive të Unikkatil.

E po qe vullneti, dueleve mund t’i shtohet një tjetër përballje këtyre të tetave në Klan Arena.

Përmes emisionit “Sports show” në Klan Kosova, një nga organizatorët e eventit Besart Berisha ka bërë një ftesë publike që i drejtohet dy personave, reperit Noizy dhe Cllevios.

“Çka mund të them une është, hajdeni me 1 gusht në Prishtinë dhe nëse kanë interes, 100,000 euro për fituesin” – është shprehur Berisha në Klan Kosova duke e bërë të hapur në ekran, ftesën për përballje të dy reperëve.

Kujtojmë se përtej ofertave të tilla, këto ditë ka pasur persona të interesuar për të ndërmjetësuar në pajtimin e Noizyt dhe Cllevios. Hiç më larg se mbrëmë, personazhi i rrjeteve sociale Aleks Visha tentoi që të sjellë “paqen” mes dy reperëve por pa sukses. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm