Kjo është paraqitja e parë Shyhretes në media si një vajzë 12 vjeçare

By

Izolimi na ka bërë që këto ditë të rrëmojmë në arkivat tona, e njëjtë ka ndodhur edhe për këngëtaren Shyhrete Behluli.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau me ndjekësit klip të shkurtër e që tregon paraqitjen e parë të Shyhretes në media kur ishte vetëm një vajzë e vogël.

Së fundi, në një storie të përgatitur nga “RTK”, shfaqej emisioni i “Bujkut” i realizuar më 1974.

Në këtë kohë Shyhretja ishte vetëm 12 vjeçe dhe që në atë kohë ishte spikatur talenti i saj në këtë fushë.

“Prezantimi im i pare para mediave.Emisioni per fshat “Bujku” Mushtishti ne vitin 1974.Me ktheu shume ne kohe pasi e kujtoj shum mire ate dite kur isha veq 12 vjece.Sa shume nostalgji..”, shkruan Shyhretja nën postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm