Kështu kanë zgjedhur të duken në dasmë Eni dhe Greta Koçi (FOTO)

By

Dy miqtë e tyre po martohen dhe ato sigurisht janë të ftuarat e dasmës madhështore që po zhvillohet në Tiranë.

Dy motrat, këngëtaret e famshme Eni dhe Greta Koçi, po shijojnë mbrëmjen e sotme në martesën e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit Bes Kallaku.

Në festën e magjishme që ata të dy kanë organizuar, të dyja motrat po shkëlqejnë.

Eni ka zgjedhur një fustan ngjyrë rozë me shkëlqim në vete, që kombinohet bukur me ngjyrën e bardxhë të flokëve të saj, ndërsa Greta ka shkuar në të zezë po ashtu me shkëlqim.

Që të dyja kanë publikuar fotografi në rrjete sociale, duke ndarë me fansat e tyre momente nga dasma madhështore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm