Vikendi që u lidh me festën e 1 majit, bëri që shumë kosovarë të largohen në vendet fqinje për të shijuar bregdetin e Adriatikut.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe familja e Ermal Fejzullahut, mirëpo pa këngëtarin për t’i shoqëruar ata.
Ndonëse këto udhëtime zakonisht bëhen me shoqëri, Ariana Fejzullahu ka zgjedhur që të udhëtojë bashkë me vjehrrën e saj.
Kështu ajo ka dëshmuar se me Nerën ka raporte të mrekullueshme ngase edhe pushimet ka zgjedhur t’i kalojë me të.
Madje, ajo edhe e quan loçkë nënën e bashkëshortit të saj, përmes një fotografie që ka publikuar në Instagram. /Prive.al/