Ellen DeGeneres dhe Dua Lipa u punojnë një rreng blerësve në dyqan

By

Rrengu i parë i Ellen DeGeneres për vitin 2020 nuk do ju dëshpërojë.

Ajo dërgoi Dua Lipën dhe një nga shkrimtaret e saj në një dyqan të “World Market” për një tjetër segment ” Speak the Lyrics” (Flisni tekstin).

E maskuar me një parukë dhe syze, ylli i popit iu afrua blerësve që fare nuk dyshonin dhe u foli atyre vetëm duke përdorur vargje nga disa nga këngët e saj popullore, duke përfshirë “Don’t start now”, “One kiss” dhe “New Rules”.

Dua qëndroi e qetë dhe brenda karakterit tërë kohën, por shkrimtarja e Ellen, Lauren nga ana tjetër nuk mund të mos qeshte ndërsa u përpiqej të fliste me qetësi tekstet. Shikoni të gjithë segmentin më poshtë dhe përgatituni të qeshni ashtu si Lauren.

Artikuj të ngjashëm