Kështu e komentojnë Geti, Stresi e Andi “prankun” e Artës dhe Artanit

By

Getinjo, Stresi e Andi folën sot rreth prank-ut të Artës e Artanit në lidhje me Edonin.

Getinjo tha se ata dy janë treguar amatorë.

“Amatera ishin kallëzu në ato detyra që ia kanë dhanë, në ato misione”, u shpreh Getinjo.

“Kanë mundur t’i ekzekutojnë më fort”, konfirmoi Andi, ndërkaq Stresi tha se qysh në fillim të asaj sfide, ka dyshuar te Arta e Artani, duke shtuar se kur të bëjë vetë ndonjë prank do të tronditet e gjithë shtëpia.

“Kam dyshuar prej fillimi te të dy. S’ka problem se kur ta nis unë misionin tim, kanë me u tronditë krejt shpija edhe shumë shtëpi jashtë, po ju kallëzoj drejt.. Ju tregoj se çka është pranku”, u shpreh Stresi.

Artikuj të ngjashëm