Noizy finalizon projektin e tij të ri!

By

Këngëtari Noizy do të jetë shumë aktiv edhe këtë vit në fushën e muzikës. Përpos me koncerte lideri i OTR do të befasoj edhe me bashkëpunime jo vetëm shqiptare.

Një ndër projektet që pritet të publikohet është ai me artistin e njohur botërisht, Mohombi i cili muaj më parë ishte në studion e Noizy-t për të punuar në duetin e parë mes tyre.

Po ashtu është paralajmëruar edhe një tjetër bashkëpunim me Seven Saraqin e cila është finalizuar në Zvicër, nga producenti i reperit.

Por përtej këtyre ditë më parë, Noizy ka qëndruar në Kosovë ku ka realizuar videoklipin e këngës më të re me FilmNation që pritet të lançohet brenda këtyre ditëve.

Kjo këngë do të jetë solo dhe jo në bashkëpunim me artistët e përmendur deri më tani. /Prive

Artikuj të ngjashëm