Action Bronson refuzoi një rol në serialin e famshëm dhe kjo është arsyeja

By

Action Bronson ka zbuluar se dikur i është ofruar një rol në “Euphoria”, por e ka refuzuar.

Në një intervistë të fundit për Complex, reperi ka reflektuar mbi rolet e tij të fundit në aktrim, duke përfshirë “The Irishman” dhe “The King of Staten Island”, përpara se të përmendte ato që refuzoi.

“Ata donin që unë të luaja një shpërndarës droge që po shkonte me vajzat e shkollës së mesme,” tha Bronson për mundësinë e tij për serialin e famshëm. “Action Bronson nuk do e bëjë atë kurrë, vëlla.”

Në fillim të këtij viti, Action Bronson publikoi një album të ri të quajtur “Crocodrillo Turbo”. Në një prononcim për albumin dhe titullin e tij, ai tha: “Këtë album e kam krijuar për herë të parë teksa isha në ujë. Kam kaluar shumë jetë në ujë. Jam thjesht një njeri i ujit. Kam lindur në ujë, unë jam një shenjë uji.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm