Këngëtari i famshëm ndan sekretin se si humbi mbi 20 kilogamë

By

Këngëtari i famshëm nga Mbretëria e Bashkuar, Ed Sheeran,  ishte i ftuar në podcast-in e Behind the Medal, ku u intervistua, ylli ndau përvojat e tij duke humbur peshë dhe dha një numër këshilla për këdo që dëshiron të provojë të bie në peshë.

Image result for ed sheeran on stage

Ed Sheeran pranoi se ai nuk ishte i dhënë pas stërvitjes, dhe “gjithçka doli jashtë kontrollit”, posaçërisht pasi filloi të pi duhan dhe u bë serioz me karrierën e tij muzikore. Ai tha, “Unë nuk kam mendur të stërvitem për një kohë të gjatë.”

Pasi ai e ndërpreu zakonin e tij të pirjes së duhanit, ai filloi ushtrimet edhe një herë, “Dhe atëherë unë ndalova pirjen e duhanit tre vjet më parë dhe më pas që atëherë fillova të stërvitem. Me pëlqen.”

Ai shpjegoi se rutina e tij e stërvitjes filloi me një 45 minuta vrapim në mëngjes ose me not. Arsyeja më e madhe që ylli filloi të ushtrojë përsëri ishte pastrimi i mushkërive.

Image result for ed sheeran fat

Ai deklaroi, “Unë fillova ta bëja sepse kur pushova pirjen e duhanit, isha shumë i vetëdijshëm që mushkëritë e mia ishin aq keq sa kisha nevojë për t’i pastruar ato.”

Duke peshuar vendimin e tij për të vrapuar në vend se të abonohej në një palestër, ylli deklaroi, “Palestrat janë të mira, por nuk ka asgjë si ajri i pastër që me të vërtet të pastron. Kjo është, për mua, arsyeja kryesore pse fillova ta bëj atë. ”

Përveç përfitimeve fizike që sjell vrapimi, Sheeran vlerëson qartësinë mendore që sjell.

Ai gjithashtu provoi çiklizmin gjithashtu, ai u citua duke thënë, “Unë gjithashtu jam futur në çiklizëm gjithashtu nuk ka asnjë mënyrë që të mund të kontrollosh email ose të shikosh shfaqje televizive,” duke shpjeguar, “Ju jeni ose me dikë duke folur, ose jeni duke menduar. Dhe është një gjë me të vërtetë e mirë. ”

Sheeran gjithashtu dukej i interesuar të provonte vet6en në një maratonë, ai tha, “Unë patjetër do [bëj një maratonë]”, megjithatë ai ishte i shpejtë për të shtuar se ai do të preferonte ta bënte atë në një vend ku ai nuk do të ndjekej nga paparacët. “Unë do të duhet ta bëj atë diku ku nuk ka shumë njerëz që më shohin.”

Ylli deklaroi, tha se ai “me siguri mund të ja dilte mbanë në vende si Japonia ose Kina, ose diku ku është pak më qetë.”

Artikuj të ngjashëm