Një ditë që do duhej të ishte krejt normale për këngëtaren e famshme shqiptare, nuk rezultoi të ishte e tillë.
Këngëtares Rozana Radi, persona të panjohur ia kanë dëmtuar rëndë veturën dhe ajo është revoltuar për këtë gjë.
Makina e Radit është dëmtuar shumë duke u grithur në pjesën e dyerve, me viza që s’kanë asnjë kuptim.
“Si mund të jetë kaq I ligë shqiptari? Shikoni si ma kanë bërë makinën. S’do lë kamera pa hapur, e pa e gjetur s’e lë”, ka shkruar ajo, duke u zotuar se do e kapë personin që e ka bërë. /Prive.al