Në 2017 i dha fund pauzës në skenën muzikore, duke u rikthyer me projektin ‘Si dje’. Çdo detaj mbi këtë produksion muzikor, largimit nga muzika e po ashtu jetës personale e planeve profesionale i rrëfeu në Prive.
Mirëpo, mesa duket përpos për diskografinë shqiptare, zëri i Luar Aranit është i dashur edhe për vende tjera.
‘Dy’ mban titullin projekti i ri, ku është e ftuara e Gon Hazirit por e veçantë e kësaj kënge do të jetë shpërndarja dhe menaxhimi.
Kompania muzikore ‘Effective Records’ ka marrë përsipër shpërndarjen dhe menaxhimin e saj në gjithë botën, e puna për distribuimin e saj ka nisur qysh dje.
‘Dy’ veçse është në YouTube në versionin audio e me tekst në shqip, pasi kështu e kishin kërkuar ky label./Prive.al