Kënga e re e Gold Ag-së ka një temë të ndjeshme…

By

Jemi mësuar që Gold Ag të sjellë këngë me tema të ndryshme – për prindërit, patriotike e sociale.

Edhe kësaj radhe reperi ka pothuajse gati një projekt i cili përmban një tekst goxha prekës.

‘Falja e gjakut’ titullohet kënga e tij e cila sipas gjitha gjasave ka përfunduar edhe xhirimet e klipit pasi Gold-i postoi një fotografi në Instagram ku shihet në një odë burrash.

‘Vjen së shpejti, super-projekti i radhës’, ka shkruar Ariani.

Kjo temë është aktuale tek ne sepse kemi shumë raste kur familjet falin gjakun.

Gold Ag nuk e bëri të ditur me kë ka bashkëpunuar e as nuk dha datë të saktë të publikimit, mirëpo numërimi mbrapa për lëshimin e kësaj kënge nis që tani./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BoM3_xtBudO/?taken-by=arianagushiages

Artikuj të ngjashëm