“Colours of Albanians 2022” mbahet më 17 shkurt në Prishtinë

By

Aktiviteti kulturor “Colours of Albanians 2022” do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Juria e #ColoursofAlbanians2022 ka marrë kohën e saj për të seleksionuar postimet dhe për të zgjedhur fituesit. Gjithsej do të jenë 10 çmime: 1 çmim i parë për çdo temë dhe Çmimi i Diasporës. Ndërkohë, 10 fotot më të bukura nga secila temë do të bëhen pjesë e broshurës që do të shpërndahet në të gjitha përfaqësitë tona diplomatike nëpër botë. Takohemi në eventin final, më 17 shkurt në Prishtinë”, thuhet në postimin e tyre.

Artikuj të ngjashëm