Së fundmi, Kendall Jenner ishte në fokusin e të gjithëve në rrjete sociale. Shkak u bë zgjedhja e saj e fustanit si e ftuar në dasmën e mikes së saj.
Ajo publikoi një fotografi me fustanin veshur dhe është ky më poshtë.
Zgjedhja e fustanit të saj u prit me shumë kritika negative nga përdoruesit e rrjeteve sociale si i ‘papërshtatshëm për rastin”.
“Oh, kjo është një shije e keqe… shpresoj që nusja e ka aprovuar këtë fustan”, shkruan një përdorues.
“Si shkon kjo në dasmë e veshur kështu”, shkruan një tjetër.
Por ju si mendoni, a ishte e tepruar kjo veshje? /Prive.al