Kendall Jenner po përballet me një padi milionëshe

By

Në një ankesë ligjore të paraqitur në një gjykatë në New York City të hënën, 2 gusht, kompania italiane akuzon Kendall Jenner se ka shkelur kushtet e një kontratw modelimi duke mos u shfaqur në të dytën nga dy fotosesionet e planifikuara, për të cilat ajo do të paguhej një total prej 1.5 milion dollarë, plus një tarifë shërbimi prej 20 për qind.

Kendall, e cila ishte modelja më e paguar në botë në vitin 2018 me 22.5 milionë dollarë të ardhura vjetore, sipas Forbes, nuk i ka adresuar akuzat, por kompania e saj e menaxhimit lëshoi një deklaratë duke mohuar pretendimet.

Në padinë e saj, marrë nga E!News, Liu Jo pretendon se ylli 25-vjeçar mori pjesë në xhirimet e para në korrik 2019 dhe se deri në shkurt 2020, ajo tashmë i kishte paguar asaj 1.35 milion dollarë. Xhirimi i dytë ishte caktuar të bëhej në Londër në Mars 2020, por pandemia e koronavirusit e ndaloi atë të udhëtonte.

Padia thotë se palët ranë dakord të shtyjnë xhirimet në vjeshtë, por nuk konfirmuan një datë të re. Kendall thuhet se përfundimisht “pushoi së përgjigjuri Liu Jo” derisa kompania “e informoi atë se e konsideronte atë në shkelje të kontratës dhe se, për këtë arsye, kontrata u ndërpre, sipas dokumenteve.

Artikuj të ngjashëm