Të famshmit po provojnë çdo limit kur bëhet fjalë për bikinit.
Modele dhe prerje të ndryshme, por disa nga ato janë aq të vogla sa do të ishte e pamundur të notonit rehat në to.
E së fundmi Dua Lipa veshi bikini shumëngjyrëshe të thurura që shumë i quajtën edhe si “më të voglat në botë”.
Këngëtarja kompletoi pamjen me syzë rozë, vathë të mëdhenj dhe dy qafore.
Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram teksa shijon klimën e ngrohtë pranë pishinës me miket e saj. /Prive.al