Kaq vite mbushë sot Elvana Gjata

By

Dita e sotme është e veçantë në kalendar për Elvana Gjatën.

Këngëtarja feston ditëlindjen. E lindur me 3 Shkurt 1987, Gjata sot mbushë plot 32 pranvera.

Deri tani, këngëtarja nuk ka zbuluar ndonjë detaj nga festa e ditëlindjes që me gjasë do jetë pak më ndryshe se viteve të kaluara.

Paraprakisht, Elvanën e kemi parë për ditëlindje në suitat më luksoze të Parisit teksa vitin e kaluar, si dhuratë për fansat soli albumin ‘3 EP’ me këngë të reja të shndërruara në hite absolutë.

Elvana theu heshtjen vetëm dy ditë më parë kur foli për periudhën e vështirë të muajve të fundit teksa u duk gati për një kapitull të ri, pranë fansave dhe muzikës. Gjatës i urojmë edhe 100! /Prive.al

View this post on Instagram

Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi. Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale… Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia. Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj… 🎶🎶🎶🎶🎶🎶

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Artikuj të ngjashëm