Reperi MC Kresha ka kohë që është distancuar pak nga projektet muzikore por edhe paraqitjet publike.
Sidoqoftë, postoi apo jo shpesh fotografi, doli apo s’doli në intervista, Kresha pëlqehet po aq, në mos më shumë nga fansat e flaktë të PINT që mezi po presin këngët e reja dhe albumet e paralajmëruara këtë vit.
Por, gjatë kësaj kohe reperi duket ta ketë lënë veten pak anash.
Kjo është vërejtur në një postim të Blerim Destanit që e shfaq Kreshën me bark të madh.
Shtimi i peshës është mëse evident e duket se në prag të verës, pak kohë në fitness s’do i bënte keq reperit… /Prive.al