Sezoni ka përfunduar edhe për këngëtaren Kaltrina Selimi.
Pas verës me përplot angazhime në ahengje familjare, terren profitabil edhe për Kaltrinën viteve të fundit, këngëtarja ka marrë rrugë drejt Londrës.
Është rikthyer sërish në vendin ku jeton, për kohë ndaj familjes.
E një foto e tillë, e rrallë, është postuar sot nga Kaltrina në rrjete sociale.
Në të, këngëtarja shfaqet me të birin, Tristanin i cili pothuajse nuk mund të njihet nga imazhet paraprake shkaku që është rritur goxha. /Prive.al