Kanye West është i zemruar që plani i tij për tu bërë presidenti i ardhshëm i Shteteve të bashkuara të Amerikës nuk po mirret seriozisht.
Duke folur në festivalin e inovacionit të kompanisë Fast Company, ai ndër të tjera, ritheksoi dëshirën e tij për të kandiduar për president.
West ishte duke diskutuar sjelljen e vendeve të punës në Sh.B.A përmes linjës së tij të atlete, përpara se të fliste për kandidaturën e tij për president në zgjedhjet e 2024. Publiku raportohet se qeshi me këtë frazë, të cilën West nuk e ka marrë mirë.
“Për çfarë po qesh?”, Pyeti ai, para se të shikonte për një kohë të gjatë audiencën.
West gjithashtu tha që ai mund të ndryshojë ligjërisht emrin e tij në “Christian Genius Billionaire Kanye West”.
Burimi: Pagesix.com