Kallashi: Substancat e dyshuara për drogë ishin hapa për qen

By

Donjeta Kosumi – Kallashi është e ftuara e sontme e Arian Canit në emisionin Zonë e Lirë.

Aty valltarja mes të tjerash rrëfeu për ‘aventurën’ e verës ku u arrestua në Kobra City dhe qëndroi në paraburgim për rreth 26 orë.

Kallashi deklaroi se substanca e gjetur në Kobra City nuk ishte drogë por ishin hapa që i ndihmojnë në jashtëqitje shtatë qenëve të saj. Ajo gjithashtu deklaroi se ish-shefi i Policisë për rajonin e Prizrenit Nexhmedin Krasniqi e ka quajtur valltaren ‘fytyrë kriminele’.

E pyetur se si u lirua Kallashi tha mes të tjerash se u vërtetua që armët e gjetura tek Kobra ishin të një personi që punonte si roje të cilat ishin sjellë nga Kumanova, e njohur këtë vit për konfilitin e 9 dhe 10 majit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm