Javëve të konkurrimit të festivalit “Kënga Magjike” po u vjen fundi ndërsa janë paralajmëruar edhe shumë surpriza në këtë edicion.
Bordo.al shkruan se edhe vet prezantuesi i festivalit, njeriu i cili edhe identifikohet me Këngën Magjike, do rikthehet me muzikë duke marrë pjesë në këtë festival.
Deri më tani janë zbuluar disa surpriza lidhur me këtë edicion jubile të Këngës Magjike, dhe mendohet se Ardit Gjebrea do t’i rikthehet muzikës me një këngë krijuar enkas për këtë festival.
Nata e parë gjysmëfinale do të mbahet më 5 dhjetor ndërsa nata e dytë ditën e enjte më 6 dhjetor. E premtja do të jetë pushim për produksionin dhe artistët pjesëmarrës, e nata finale do të mbahet me 8 dhjetor.