Tërmeti, Bebe Rexha pasi vizitoi familjet: Të dua Shqipëri

By

Para pak ditësh, Bebe Rexha erdhi në Shqipëri për të parë nga afër situatën e krijuar pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima dhe më shumë se 600 të plagosur.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, vizitoi fshatin Bubq ku edhe do të ndërtojë dy shtëpi për dy familje në nevojë, pasi ato që kishin nuk janë të banueshme më.

Sot, artistja pati edhe disa fjalë për të thënë publikisht në Instagram.

“Dje u ktheva nga një udhëtim dyditor në Shqipëri, ku pash dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe u takova me ata që u prekën nga ky tërmet. Unë jam me zemrër të mbushur dhe mirësi nga njerëzit atje, si dhe me të gjithë që kanë dhuruar nga e mbarë bota. NUK MUND T’JU FALËNDEROJMË MJAFTUESHËM. Ne kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutemi vazhdoni të përhapni vetëdijen për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. E dua vendin tim ❤️ Te Dua Shqiperi”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë që edhe Rita Ora ka dhuruar fonde për të nisur shtëpinë e familjes Sala ndërkaq Dua Lipa aka hapur fondacion për të ndihmuar popullin shqiptar./Prive.al

Artikuj të ngjashëm