Në fillim të dhejtorit qarkulluan online disa foto të Justin-it ku shihet duke mbajtur duart me kolegen e tij aktore Alisha Wainwright.
Fotot u bënë virale për shkak të afrimitetit që dyshja shfaqnin. Pas skandalit Justin reagoi duke i kërkuar falje publike bashkëshortes së tij.
“Unë qëndroj larg thashethemeve sa më shumë që të mundem, por për familjen time, unë mendoj se është e rëndësishme të adresoj thashethemet e fundit që po dëmtojnë njerëzit që unë dua,” ai hapi deklaratën e tij të gjatë. Duke pranuar se “një vonesë të madhe”, ai sqaroi se “asgjë nuk ndodhi midis atij dhe koleges së tij”.
Ai shpjegoi se çfarë ndodhi kur u shkrepën fotografitë: “Kam pirë shumë atë natë dhe më vjen keq për sjelljen time”. Pavarësisht se përmendi se ishte i dehur, ai mori përgjegjësinë për veprimin e tij dhe shtoi: “Unë duhet të kisha ditur më mirë. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap djalit tim”.
“Unë kërkoj falje nga gruaja dhe familja ime e mahnitshme që kanë kaluar nëpër një situatë kaq të turpshme dhe jam i përqendruar për të qenë burri dhe babai më i mirë që mund të jem,” vazhdoi Justin. “Kjo nuk ishte ajo.” Ai gjithashtu përmendi Alisha dhe filmin për të cilin po punojnë së bashku, dhe shkroi: “Jam tepër krenar që punoj në Palmer. Shpresoj të vazhdoj ta bëj këtë film dhe jam i emocionuar që njerëzit ta shohin atë.”
Gjithsesi, Jessica Biel, bashkëshortja e këngëtarit/aktorit nuk ka reaguar në lidhje me mënyrën se si ndihet ajo.
Justin Timberlake raportohet se është rikthyer në shtëpi në Los Angeles me Jessica Biel dhe djalin e tyre, Silas.
Një burim thotë për E!News se çifti po “ecin përpara” dhe “po i lënë të gjitha mënjanë dhe duke u përqëndruar në të ardhmen e tyre së bashku si familje”. J
ustin dhe përfaqësuesi i tij kanë deklaruar “asgjë nuk ka ndodhur” midis Justin dhe Alisha kur ata xhiruan në Neë Orleans.