Në nivele të ‘Eurovision’: Zbulohen detaje nga performanca e Eleni në ‘FiK’

By

Numërimi prapa në nisjen e edicionit të ri të ‘Festivali i Këngës’ ka filluar në një vit në të cilin po komentohet pothuajse më shumë se çdo herë tjetër.

Pak për spekulimet në portale e më shumë për ‘dorën’ që e ka ideuar dhe do ta drejtojë këtë edicion, interesimi për ‘Festivali i Këngës’ nuk po mungon.

Disa ditë më parë u zbulua se përgjatë tre netëve do të ngjiten në skenë si mysafirë tre artistë të ndryshëm nga Mahmood i cili do të ndezë natën e parë, Giusi Ferrieri, e cila do të ngrejë peshë natën e dytë dhe Eleni Foureira, e cila do të dhurojë një spektakël të zjarrtë në natën finale.

Sa i përket artistes së fundit, ajo do të zbarkojë në Tiranë me të gjithë stafin e saj që e ndjek në eventet më të rëndësishme botërore dhe do të nisin përgatitjen për natën finale.

Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk do të performojë tre apo gjashtë minuta por do të performojë plot 15 minuta hitet e saj më të njohura, përfshirë këtu edhe ‘Fuego’ këngë me të cilën pati një rezultat të jashtëzakonshëm në ‘Eurovision’ duke u renditur e dyta.

Mësohet se performanca do të jetë e shoqëruar nga një trupë e madhe balerinësh, me efekte piroteknike dhe mjaft surpriza të tjera që do t’i mësojmë natën e 22 Dhjetorit.

Artikuj të ngjashëm