Justin Bieber drejt martesës me Hailey Baldwin?

By

Pas fejesës me Hailey Baldwin, Justin Bieber duket se ka ndryshuar totalisht.

Madje për të treguar se sa shumë e dashuron Haileyn, këngëtari ka vendosur t’i tregojë asaj të gjitha vendet që kanë një domethënie të veçantë për të.

“Justin dëshiron të ndajë çdo gjë me Haileyn. Ai do që ajo t’i tregojë çdo gjë dhe ai asaj. Justin dëshiron të ndajë të gjithë historinë e jetës me të dashurën e tij”, – ka thënë një burim shumë i afërt pranë këngëtarit për “Hollywood Life”.

Për këtë arsye së bashku me Haileyn, këngëtari ka udhëtuar drejt Atalantës, vend në të cilin ka jetuar përpara se të bëhej i famshëm. Madje ai së bashku me Haileyn janë takuar edhe me mësuesen e tij të muzikës, ndër personat e parë që ka zbuluar talentin e tij.

Artikuj të ngjashëm