Shtypi rozë është mbushur me shkrimin e fansit të zjarrë të Marina Vjollcës. Juli çdo gjë rreth tij e ka të mbuluar me imazhin e prezantueses.
Taksisti i cili fillimisht kishte mbushur taksin e tij me fotografi të Marinës, tashmë ka bërë një tatuazh me portretin e Vjollcës.
Por ky nuk është dedikimi i parë që i bëhet Marinës, edhe i dashuri i saj reperi Ghettogeasy ka bërë një tatuazh me shkronjën ‘M’.
Përderisa Marina dhe Geti akoma qëndrojnë në heshtje për lidhjen e tyre, prezantuesja për tatuazhin e Julit është ndarë mjaft e kënaqur./Prive.al