Sonte finalja – votoni fituesin tuaj në BBVK, këto janë kushtet

By

Sonte do të jetë finalja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Për pesë finalistët e këtij edicioni, Artan Thaçi, Juliana Nura, Mbresa Hajrullahu, Stresi dhe Vedat Bajrami, votimet mund të bëhen nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Austria dhe Maqedonia e Veriut, njofton Klankosova.tv.

Në finale, maksimumi i mesazheve të vlefshme që mund të dërgohen nga një numër telefoni për 24 orë është 20.

Ndërsa, nëse dërgohen më shumë se 20 mesazhe nga një numër brenda 24 orëve, mesazhet shtesë nuk do të jenë të vlefshme.

Mesazhet nga Kosova mund t’i dërgoni në numrin 55 556, nga Shqipëria 55 557, nga Maqedonia 141 547, nga Zvicra 9292, nga Gjermania 44144 dhe nga Austria në numrin 0900 506 506.

Artikuj të ngjashëm